Odegard,  mbetet “topxhinjë” vetëm me një kusht

Skuadra e Arsenalit do të ketë shansin që të firmos kontratën përfundimtare me mesfushorin e talentuar, Martin Odegaard, nëse kualifikohen në Evropë. 22-vjeçari iu bashkua “Topçinjve” në janar dhe ka nisur të gjejë formën e duhur. Pasi realizoi në dy ndeshje radhazi, trajneri Mikel Arteta dëshiron ta mbajë përgjithmonë në skuadër.

 

 

Sipas “Mirror”, klubi londinez do ishte në gjendje të plotësojë kërkesat për çmim të Realit vetëm nëse edicionin e ardhshëm luajnë në Evropë. Arsenal renditët në pozitën e 10-të më tabelë, shtatë pikë prapa Uest Ham, që qëndron në vendin e pestë. Skuadra e Artetas gjithashtu mund të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve nëse fitojnë Ligën e Evropës këtë edicion.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button