OEMVP: Subvencione për pagat, deri në mars

Subvencionet për pagën minimale prej 14,500 denarëve të vazhdojnë deri në mars, të rritet fondi i Bankës zhvillimore për kredi me norma të ulëta interesi, të importohen lëndë të para me akcizë prej zero përqind dhe përqendrimi të jetë te likuiditeti i ndërmarrjeve me qëllim që të mund të tejkalohet kriza. Këto janë pjesë e propozimeve të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore që duhet të ndërmerren nga Qeveria në pakon e re të masave kundër krizës. Sipas Odës në fjalë, katër mijë kompani i kanë mbyllur bizneset e tyre për shkak të krizës, prandaj është e nevojshme të keni para të freskëta në biznes.

LEXO EDHE:

Back to top button