Ofendime racore në rrjetet sociale për futbollistët, reagon Federata

Kombëtarja e Italisë është shpallur kampion i “Euro 2020”, pasi mposhti Anglinë pas ekzekutimit të penalltive. Në gjuajtjet e penalltive të pasaktë për Anglinë u treguan: Markus Rashford, Xhadon Sanço dhe Bukajo Saka.
Pikërisht ndaj këtyre tre futbollistëve filluan ofendimet e rënda nga tifozët anglez që i vërshuan me komente ofenduese në rrjetet e tyre sociale, kryesisht ofendime në baza racore, duke shprehur mllefin që kishin ndaj tyre shkaku i penalltive të humbura.
Pas këtyre ndodhive ka reaguar ashpër Federata e Futbollit të Anglisë përmes një postimi në llogarinë e tyre në “Tuitter”.
“Federata e Anglisë dënon ashpër të gjitha format e diskriminimit dhe jemi të zhgënjyer nga racizmi që u është bërë disa prej lojtarëve tanë të Anglisë në mediat sociale. Kushdo që bën një sjelljeje të tillë të neveritshme nuk është i mirëpritur të ndjekë ekipin. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur lojtarët që janë ofenduar, dhe kërkojmë dënimet më të ashpra të mundshme për bërësit e tyre. Kompanitë e mediave sociale gjithashtu duhet të marrin përgjegjësi dhe masa për të ndaluar abuzuesit nga platformat e tyre, të mbledhin prova që mund të çojnë në ndjekje penale duke i liruar platformat e tyre të lira nga këto abuzime të tmerrshme, reagimi i federatës angleze”, u tha në njoftimin e Federatës së Futbollit të Anglisë.