Oferta e PSZH-së: Asensio, Soler, Lee dhe të holla për Viktor Osimhen

Kilian Mbape do të largohet nga Paris Sen Zhermeni në afatin kalimtar të verës, ndërsa klubi francez tashmë po punon për të gjetur një zëvendësues të përshtatshëm për sulmuesin.

Ndër emrat që kanë dalë si kandidatë të mundshëm për të mbushur boshllëkun pas largimit të Mbappes është sulmuesi nigerian Viktor Osimhen. Megjithatë problemi qëndron tek çmimi i lartë i nigerianit, pasi presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentis ka deklaruar se nuk dëshiron të dëgjoj për ofertat nën 120 milionë euro.

Në një përpjekje për ta bërë më të lirë nënshkrimin e Osimhen, PSZH janë të gatshëm të ofrojnë disa futbollistë për Napolin që çmimi i sulmuesit nigerian të ulet. Sipas raporteve të gazetës italiane “Il Mattino” dhe të konfirmuara nga “Nacional Cat”, klubi parisien do të ishte i gatshëm të përfshinte Marko Asensio, Karlos Soler dhe Kang-in Le në negociata.

Këta tre lojtarë, vlera e të cilëve në treg arrin në 62 milionë euro, mund të jenë pjesë e strategjisë për të bindur Napolin të ulë kërkesat e tyre financiare. Përkundër përpjekjes së PSZH-së, duket e vështirë që De Laurentis të pranojë këtë propozim, pasi ai dëshiron të marrë 120 milionët në mënyrë që të investojë në klubin e tij.

Përveç PSZH-së, në garë për Osimhen janë edhe klubet e mëdha angleze si Çellsi, Man. Junajtedi dhe Arsenali

LEXO EDHE:

Back to top button