Skuadra e Lacios raportohet se ka tri oferta për Vedat Muriqin. Sipas mediave në Italia, në adresën e skuadrës së Lotitos kanë ardhur tre oferta konkrete nga skuadra të ndryshme dhe kampionate të ndryshme të futbollit.
E para është nga Aintraht Frankfurti, ndërsa oferta tjetër është nga skuadra tjetër nga Bundesliga, nga Borusia Mynshenglladbahu.
Ndërkohë në këtë garë më e avancuar shihet skuadra turke e Fenerbahçes. Që të dy skuadra gjermane janë për huazim me të drejtë blerje, ndërsa skuadra italiane insiston vetëm në shitjen e menjëhershme, me çka do të krijohet buxhet për trajnerin e ri, Luçiano Spalleti.







