Ofertë angleze për Vitor Roke, mirëpo agjenti është kundër
Vitor Roke do të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar veror, pasi ai nuk bën pjesë në planet e klubit katalunas. Sulmuesi brazilian erdhi me shumë bujë në Spanjë nga Brazili në janar, megjithatë ai ka dështuar të lë gjurmë me fanellën e Barcelonës. E ardhmja e tij duket se do të jetë në Premier Ligë, ku Barcelona tanimë ka një ofertë nga Bornemauti.
Pasi shitën Julian Arauhon te skuadra angleze, drejtuesit e Bornemautit tanimë kanë shfaqur interesim edhe për sulmuesin brazilian. “Mundo Deportivo” ka raportuar se ‘Qershitë’ kanë kërkuar huazimin e lojtarit për një sezon dhe me mundësi blerje në fund të sezonit 2024/25.
Barcelona është e hapur për ta huazuar lojtarin në Angli, megjithatë pengesë është agjenti i Vitor Roke, Andre Kjuri, i cili po kërkon largimin e menjëhershëm të sulmuesit nga Barcelona.
Gjithsesi palët po vazhdojnë negociatat dhe besohet se së shpejti do të gjendet një marrëveshje për huazimin e Roke-s në Angli, edhe pse katalunasit shpresonin se do të merrnin një ofertë të lartë nga klubet arabe për shitjen e përhershme të brazilianit.