Ofertë e begatshme dhe serioze nga Al Hilal për Nejmarin

Nejmar ka marrë një ofertë të rëndësishme nga Al Hilal, raporton Fabrizio Romano. Thuhet se ka një ofertë të madhe nga klubi i Arabisë Saudite, me brazilian që po e mendon seriozisht lëvizjen. Paris Sen Zhermeni po negocion me “Al Hilal” për shitjen e brazilianit, ndërsa gjatë javës së ardhshme pritet të ketë lëvizje konkrete.

Më herët u raportua se Barcelona do të ishte e interesuar të siguronte një lëvizje huazimi për Nejmarin nëse ai do t’i bashkohej “Al Hilal”. Edhe skuadra e Arabisë Saudite mund të jetë e interesuar për këtë mundësi. Ëndrra e Nejmar është të kthehet në Barcelonë. Ai është gati për sakrifica financiare për t’u ribashkuar me ish-klubin e tij.

Anësori shënoi 18 gola dhe dha 17 asistime në 29 paraqitje për Paris Sen Zhermenin, në sezonin e kaluar

LEXO EDHE:

Back to top button