Ofertë “faraonike” për Karim Benzema, Ançeloti i befasuar

Trajneri Karlo Ançeloti ka pranuar së fundmi se njoftimi zyrtar duhet të arrijë afër ndeshjes së fundit të kampionatit, atë kundër Bilbaos të planifikuar për të dielën, por shumë në Spanjë janë të bindur se pas kësaj vonese fshihen probleme.

Rasti më i spikatur është ai i fituesit të “Topit të Artë”, Karim Benzema. Francezi, pavarësisht dëmtimeve të tij, ka shënuar 30 gola këtë sezon dhe ka treguar se mund të jetë ende një burim më se i vlefshëm për klubin.

Mejgithatë, qëndrimi i tij është shqetësues dhe shumë besojnë se kjo varet nga oferta “faraonike” e marrë nga Arabia Saudite, për rreth 200 milionë euro për dy sezone.

Se si do të jetë e vërteta, kjo do të zbulohet në ditët në vijim. Ndërkohë, Reali duket se synon të nënshkruajë me Roberto Firminjon. Spanjollët presin vitin 2024 për të synuar një goditje të madhe në repartin sulmues, me Haland ose Mbape.

LEXO EDHE:

Back to top button