Ofertë joshëse për sulmuesin e Shqipërisë

Sulmuesi i Shqipërisë, Xhiakomo Vrioni ishte autor 19 golave në Austri dhe në fund të sezonit fitoi “Këpucën e Artë”, një çmim të cilin e ndau me sulmuesin Karim Adejemi.

Së fundmi mediat në Shqipëri njoftojnë se lojtari i cili është në pronësi të Juventusit, ka fituar interesin e Sampdorias. Kujtojmë se Vrioni ka debutuar në elitën italiane me Juventusin, ndërsa edhe Sampdoria i njeh mirë cilësitë e shqiptarit duke qenë se pikërisht me këtë skuadër, Vrioni ka pasur fillimet e tija në Itali.

Vrioni është aktivizuar me të rinjtë e Sampdorias në vitin 2015 ndërsa ishte pjesë e dorianëve deri në vitin 2020, por pa ia dalë të aktivizohej me ekipin e parë.

Gjithsesi, nëse tratativa mes sulmuesit dhe Sampdorias mbyllet me sukses, atëherë Vrioni do të ketë mundësinë të rikthehet si protagonist në klubin e vjetër.

LEXO EDHE:

Back to top button