Mbrojtësi i Ballkanit dhe përfaqësueses së Kosovës, Lumbardh Dellova ka përfunduar në listën e dëshirave të klubit të njohur nga Major League Soccer, Nju Jork Siti.
Sipas “TV Dukagjini”, skuadra e madhe amerikane ka bërë ofertë zyrtare në drejtim të mbrojtësit të përfaqësueses së Kosovës. Përveç skuadrës së Nju Jork Siti interesim për 24-vjeçarin nga Krusha e Madhe kanë shprehur edhe Ludogorets dhe Viktoria Plzen.
Trajneri i Nju Jork Siti, Nik Kushing thuhet se është një admirues i madh i lojës së mbrojtësit fantastik të Ballkanit. Nju Jork Siti është në pronësi të ‘City Football Group’ që po ashtu zotërojnë klube si Man. Siti, Xhirona, Melburn Siti dhe Palermo.








