Ohër, reparti i fëmijëve mbetet i mbyllur, Filipçe: Zgjidhja përmes ndryshimeve ligjore

Pas mbylljes së repartit të fëmijëve në spitalin e përgjithshëm në Ohër prej dy muajsh tashmë, për shkak të mungesës së mjekëve pediatër, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe premton zgjidhje. Mirëpo, qytetarët e Ohrit do të duhet të presin edhe një kohë që të miratohen ndryshimet në Ligjin për kujdes shëndetësor, në mënyrë që specialistët dhe subspecialistët të mund të kryejnë shërbime në institucionet të tjera shëndetësore. Reparti i fëmijëve aktualisht funksionon vetëm si një ambulancë e zakonshme, për ekzaminimin e pacientëve, me orar pune nga ora 08:00 deri në 20:00. Në fundjavë, në orët e mbrëmjes apo për t’u shtruar në spital pacientët dërgohen në Strugë.
https://youtu.be/IW4jgxoA8XQ
“Këtu në Ohër ndërhyjmë me faktin se dy pediatër do të dërgohen në periudhën e ardhshme nga klinika e pediatrisë në Shkup, dhe do të jenë vazhdimisht prezent, dhe do ta mbajmë atë sistem rotacioni derisa të gjejmë një zgjidhje tjetër të përhershme. Të kalojë ndryshimi ligjor, pastaj të bëhet orari i duhur”, deklaroi Venko Filipçe-Ministri i Shëndetësisë./Alsat.mk