Ohër: Rryma zbrazë llogarinë e “Ujësjellësi-Kanalizimeve”

Ohër: Rryma zbrazë llogarinë e “Ujësjellësi-Kanalizimeve”

Gazetar: Miki Trajkovski

Ndërmarrja Publike Ujësjellësi dhe Kanalizimi i Ohrit nuk do të mund të shpërndajë pagat për punëtorët e saj, shkruan Alsat.

Shkak, sipas kryetarit të Ohrit, Kiril Pecakov, janë faturat e larta të energjisë elektrike.

“Një ndërmarrje si Ujësjellësi nuk ka të ardhme të ndritur, siç duken gjërat. Fatura e fundit e rrymës në Ujësjellës është 14 milionë denarë, ndërsa të ardhurat janë 10,5 milionë denarë. Paga për punëtorët është nga 8,5 deri në 9 milionë denarë me rritje të pagës minimale. As pagë, as rryma nuk mund të paguajmë. Ky është një kaos total që po ndodh”, tha Kiril Pecakov-Kryetar i Ohrit.

Fatura e fundit e energjisë elektrike ishte 2,5 milionë denarë. Në një situatë të ngjashme janë edhe ndërmarrjet e tjera publike.  Pecakov kërkon ndihmë nga qeveria.

“Ne i lutëm që të gjejnë një mënyrë, që së paku kompanitë publike që merren me ujin, pra që furnizojnë me ujë shtëpitë e qytetarëve tanë, të jenë në një treg të rregulluar dhe në këtë mënyrë ta përballojnë gjithë këtë presion, por qeveria nuk është e gatshme për një sukses të tillë, në aspektin buxhetor nuk ka si t’i sigurojë ato fonde me tregun e rregulluar dhe do të vazhdojmë të kemi probleme. Problemi më i vogël janë masat për kursim, për të cilat do të duhet të kujdesen jo vetëm shteti, por edhe çdo familje dhe pushteti vendor për dimrin e ardhshëm. Kemi probleme shumë më të mëdha”, u shpreh

Kiril Pecakov-Kryetar i Ohrit.

E njëjta situatë është edhe te Ujësjellësi dhe Kanalizimi në Strugë. Nëse fatura e rrymës për muajin dhjetor dhe janar ka qenë 1,2 milionë denarë, fatura e fundit që ka mbërritur në adresën e tyre është dhjetë herë më e lartë dhe arrin në 11 milionë denarë. Drejtori Dashmir Nasufi, thotë se do të jetë e vështirë jo vetëm ndarja e pagave por edhe puna normale. Problem shtesë është fakti se të gjitha stacionet e pompimit nga të cilat furnizohet Struga me ujë punojnë me rrymë, dhe faturat në muajt e dimrit pritet të jenë edhe më të larta./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button