Ohëri dhe Struga përgatiten për festat e fundvitit

Miki Trajkoski

Disa objekte gastronomike në rivierën e Ohrit dhe Strugës do të organizojnë festat e fund vitit në objektet e tyre ndërsa shumë prej tyre edhe tani janë përplot me mysafirë. Kjo ka bërë që drejtori i spitalit të Ohrit të shfaq frikën se kjo mund të kthehet si bumerang, apo rris numrin e të infektuarve me Covid 19. Tubimet në ambiente të mbyllura, sipas tij do të ndikojnë në rritjen e numrit të pacientëve edhe në qytete të tjera, duke aluduar në ngjarjet e kësaj vere kur shumica e të rinjve të ardhur nga mbarë vendi u infektuan në ahengjet në Ohër, shkruan Alsat.

“Sigurisht që kam frikë. Sidomos në Ohër ku do të ketë frekuencë të madhe të mysafirëve dhe turistëve. Këtë pjesë të vitit është rritur numri i mysafirëve në hapësira të mbyllura, nëse rritet do të ketë ndikim të madh në sistemin shëndetësor”- deklaroi Goran Balev – Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm Ohër.

Çdo tubim mbart me vete rrezikun e rritjes së numrit të pacientëve, shton Balev.

“Mund të sjellim nuk e di se çfarë ligjesh dhe rekomandimesh, por nëse dikush nuk i respekton ato nuk kanë efekt. Duke ditur mentalitetin tonë, nevojiten mekanizma të tjerë për mbrojtje, masa kufizuese pasi është e sigurt se numri i pacientëve do të rritet”- Goran Balev – Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm Ohër.

Në skenarin më të keq, nga spitali thonë se do të rikthejnë disa nga repartet në Kovid qendra.

Për faktin se varianti Omicron është ndër më ngjitësit, disa mjekë rekomandojnë ndalimin e tubimeve masive.

“Nëse kemi parasysh atë që po ndodh aktualisht në Evropë dhe Amerikë dhe nëse ai vjen në vendin tonë, dhe sigurisht se do të paraqitet edhe këtu, atëherë sistemi ynë shëndetësor do të dështojë brenda pak ditësh duke qenë se tashmë jemi në kolaps. Ajo që me siguri do të na ndihmojë është të heqin dorë menjëherë dhe të ndalojnë çdo lloj tubimi masiv në ambiente të mbyllura. Fëmijët në pushim të zgjatur dhe mësim online derisa situata të qartësohet.”- pohoi Nenad Lazarov-mjek

Ai rekomandon që të gjithë ata që nuk janë të vaksinuar të vaksinohen ndërsa për punonjësit shëndetësor doza e tretë të jetë e detyrueshme. Kategoria më e mbrojtur janë personat me tre doza të vaksinës.

LEXO EDHE:

Back to top button