OKB: Grupi për shpërndarjen e ndihmave në Gazë ka dështuar në misionin e tij
OKB: Grupi për shpërndarjen e ndihmave në Gazë ka dështuar në misionin e tij

Fondacioni Humanitar për Gazën (GHF) – që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli – ka dështuar në misionin e tij, në aspektin humanitar, thanë Kombet e Bashkuara më 13 qershor.
OKB-ja dhe grupet e tjera të mëdha të ndihmës kanë refuzuar të bashkëpunojnë me GHF-në lidhur me shqetësimet se ky fondacion është dizajnuar për t’i ndihmuar qëllimeve ushtarake të Izraelit.
Laerke shtoi se OKB-ja ka gati operacionin për shpërndarjen e ndihmave dhe se po presin që Izraeli t’u japë leje që të nisin shpërndarjen.
GHF-ja nisi operacionet më 26 maj, pasi Izraeli kishte ndërprerë furnizimet për Gazën për më shumë se dy muaj, duke shkaktuar mungesë të madhe të furnizimeve.
GHF-ja pretendoi se kishte shpërndarë pothuajse 2.6 milionë vakte ushqimore vetëm të enjten dhe mbi 18.6 milionë që kur ka nisur operimin.
Lufta në Gazë ka nisur në tetor të vitit 2023, kur Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – sulmoi Izraelin, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë.
Izraeli është zotuar se do të vazhdojë luftën deri në shkatërrimin e Hamasit dhe kthimin e pengjeve të mbetura.
Si pasojë e ofensivës izraelite, në territorin palestinez janë vrarë më shumë se 55.000 persona dhe OKB-ja ka paralajmëruar se pothuajse e gjithë popullsia e territorit është buzë zisë së bukës./REL