OKB: Mbi 7 mijë civilë të vrarë që prej fillimit të luftës ruse në Ukrainë

OKB: Mbi 7 mijë civilë të vrarë që prej fillimit të luftës ruse në Ukrainë

OKB ka bërë me dije se më shumë se 7 mijë civilë janë vrarë që prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.

Zyra e të drejtave të OKB-së sqaroi se ka konfirmuar 7,031 vdekje civile, teksa shton se beson se numri aktual i viktimave është më i lartë, duke pasur parasysh konfirmimin në pritje të shumë raporteve dhe paarritshmërinë e zonave ku po zhvillohen luftime intensive.

“Shumica e viktimave civile të regjistruara u shkaktuan nga përdorimi i armëve shpërthyese me efekte të zonës së gjerë, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë, sistemet e raketave të shumta lëshuese, raketat dhe sulmet ajrore”, thuhet në një deklaratë të OHCHR.

Shumica e vdekjeve të civilëve të regjistruara ndodhën në zonat e kontrolluara nga qeveria e Ukrainës, 6,536 krahasuar me 495 të regjistruara në zonat e kontrolluara nga Rusia. OHCHR nuk atribuoi përgjegjësinë për vdekjet.

Ukraina thotë se numri i civilëve të vrarë mund të shkojë në dhjetëra mijëra. Të dy vendet mohojnë të kenë shënjestruar civilët.

LEXO EDHE:

Back to top button