OKB: Vdekjet e civilëve u rritën për 72 për qind

OKB: Vdekjet e civilëve u rritën për 72 për qind

Vdekjet e civilëve për shkak të konflikteve të armatosura në mbarë botën u rritën me 72% vitin e kaluar, tha shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut, duke ngritur alarmin për përqindjen e grave dhe fëmijëve të vrarë. Volker Turk në hapjen e një sesioni të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut tha se të dhënat tregojnë se përqindja e grave të vrara në 2023 është dyfishuar dhe ajo e fëmijëve është trefishuar. OKB, në një raport të publikuar një ditë më parë, tha se bota është shumë larg rrugës për arritjen e shumicës së objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm të rënë dakord në vitin 2015, të tilla si trajtimi i varfërisë dhe urisë. Në raport, përmenden mungesa e financimit, tensionet gjeopolitike dhe pandemia e Covid-19. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button