Oklahoma dhe Bostoni sigurojnë fazën “Play Off”, Harden nderon LA Klipers

Skuadra e Klivlendit shënoi fitoren e 12-të radhazi, duke mundur 112-107 Majamin. 40 pikët e realizuara nga lojtarët e stolit ishin vendimtare për Kavalirsat, që kryesojnë renditjen në Konferencën e Perëndimit.

Bostoni fitoi 128-118 ndaj Portlandit dhe bëhet skuadra e dytë në Lindje që kualifikohet në fazën “play off”. Derrik Uajt me 41 pikë ishte lider për Seltiksat. Fiton edhe skuadra e Denverit, që mposhti 116-110 Sakramenton, sfidë ku të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë.

Në Konferencën e Perëndimit vijon të dominojë ekipi i Oklahoma Sitit, që mundi 120-103 Memfisin jashtë fushe, duke u kualifikuar në “play off”. Sërish protagonist Aleksander Shai, që realizoi 41 pikë. Nuk zhgënjen ekipi i Milluokit, që mundi 137-107 Dallasin, ndeshje ku Lillard realizoi 34 pikë e Antetokounmpo 32 pikë.

Fitore të rëndësishme për renditje korri skuadra e Los Anxheles Klipers, që falë 50 pikëve të Xhejms Hardenit mundi 123-115 Detroitin.

NBA-Rezultatet

Bostoni – Portlandi, 128-118

Sharloti – Minesota, 110-125

Klivlendi – Majami, 112-107

Uashingtoni – Juta Xhaz, 125-122

Milluoki – Dallasi, 137-107

Denveri – Sakramento, 116-110

Memfisi – Oklahoma, 103-120

LA Klipers – Detroit, 123-115

LEXO EDHE:

Back to top button