Oklahoma mund Minesota në frymën e fundit, një fitore larg titullit

Oklahoma fitoin me rezultat 128-126 ndaj Minesota në finalen e katërt play off të Konferencës së Perëndimit në NBA. Një sukses i vështirë për Thunder, që tashmë udhëheqin 3-1 serinë dhe janë një fitore larg titullit në Perëndim.
Fitorja erdhi në momentet e fundit për miqtë, që triumfuan falë 40 pikëve dhe 10 asist të Aleksander Shai, më i miri në fushë. Mirë u paraqit edhe Xhejlen Uiliams me 34 pikë, një dyshe që shkëlqeu.
Për Minesota-n, stoli bëri diferencën në këtë ndeshje, nga ku erdhën 64 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar edhe pse tri lojtarë realizuan mbi 20 pikë. Ndeshja e radhës luhet në fushën e Oklahoma.
Konferenca e Lindjes-Finale
Nju Jork – Indiana, (1-2)
Konferenca e Perëndimit-Finale
Oklahoma – Minesota, 128-126 (3-1)