Oklahoma Siti, janë kampion të rinj të NBA-s

Basketbollistët e Oklahoma Sitit janë kampionët e rinj të NBA-së, pasi fituan finalen e Play-Off-it me rezultat 4-3 ndaj Indiana Pejsers. Në ndeshjen e shtatë vendimtare, të zhvilluar në Oklahoma Sitit, “Thander” triumfuan me rezultatin 103:91, duke e justifikuar rolin e favoritit.

Pjesa e parë përfundoi me epërsi për Indianën, 48:47, por pas pushimit loja mori drejtim tjetër. Në çerekun e tretë, Oklahoma dominoi dhe e mbylli atë me avantazh 81:68. Shai Gilxheous-Aleksander shkëlqeu me 29 pikë, pesë kërcime dhe 12 asistime, duke fituar edhe çmimin “MVP” të finales.

Për Indiana Pejsers, më i miri ishte Benedict Maturin me 24 pikë, por që nuk mjaftuan për të marrë fitoren dhe titullin. Ky është titulli i parë në histori të klubit të Oklahoma Siti Thander.

LEXO EDHE:

Back to top button