Oklahoma Siti ndalet në kohën shtesë, fitojnë Detroit e Denver

Oklahoma Siti ndalet në kohë në shtesë në përballjen ndaj Minesota, ku u mund 131-128, ndeshje ku u dallua Xhejden MekDaniel me 27 pikë. Gjithsesi, skuadra e “Thunder” ruan kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit.
Jashtë fushe fiton Denveri, që mundi 125-116 Indiana-n. Gordon me 25 pikë udhëhoqi skuadrën e Denverit, me 6 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë. Fitore të lehtë korri Çikago, që falë 48 pikëve të dyshes Gidej-Huerter mundi 142-110 Filadelfia-n.
Ekipi i Detroit mundi 106-987 LA Klipers në një përballje të ekuilibruar. Kaningam me 32 pikë ishte lider për vendasit. Zhgënjen Miami, që u mund 98-86 nga Atlanta. Vendimtar stoli i ekipit vendës, nga ku erdhën 49 pikë.
NBA-Rezultatet
Detroit – Klippers, 106-97
Indiana – Denver, 116-125
Filadelfia – Çikago, 110-142
Uashington – Brouklin 107-99
Atlanta – Majami, 98-86
Oklahoma – Minesota, 128-131
Juta Xhaz – Portland, 112-114
Sakramento – Sharlot, 130-88