Oklahoma Siti nuk gabon, sërish mposht Minesotën

Ekipi i Oklahoma Sitit fitoi 118-103 ndaj Minesota-s në finalen e dytë “play off” të Konferencës së Perëndimit, duke udhëhequr 2-0 serinë. Oklahoma i shfrytëzoi në maksimum dy ndeshjet në fushën e tij, duke i fituar të dyja.
Edhe pse Minesota luajti disi më mirë krahasuar me takimin e parë, sërish vendasit patën epërsi dhe e merituan fitoren. Entoni Eduards realizoi 32 pikë për Minesota, por që s’mjaftuan për të fituar.
Në kahun tjetër, i zakonshmi Aleksander Shai shkëlqeu në fushë, duke realizuar 38 pikë, mbështetur edhe nga Xhejlen Uiliams me 26 pikë e Çet Holmgren me 22 pikë. Dy ndeshjet e radhës do të luhen në fushën e Minesota-s.
Konferenca e Lindjes-Finale
Nju Jork – Indiana, (0-1)
Konferenca e Perëndimit-Finale
Oklahoma – Minesota, 118-103 (2-0)