Oklahoma Siti për herë të parë në epërsi në serinë finale të NBA-s

Skuadra e Oklahoma SItit shënoi fitre 120-109 ndaj Indiana në finalen e pestë “play off” në NBA dhe tashmë udhëheq 3-2 serinë e takimeve. Kjo është hera e parë në këto finale që Oklahoma del në avantazh.

Sfida e luajtur në shtëpinë e Oklahomës, u dominua nga basketbollistët vendës, që triumfuan falë Xhejlen Uiliamsit dhe Aleksander Shai. I pari realizoi 40 pikë, ndërsa i dyti shënoi 31 pikë e 10 asiste.

Një dyshe që bëri diferencën në fushë. Për Indiana-n, Paskal Siakam realizoi 28 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar. Indiana synon të rikthejë ekuilibrin në sfidën e gjashtë, që e luan në shtëpinë e saj.

Gjithsesi, Oklahoma tashmë është një fitore larg titullit kampion dhe ka dy ndeshje për ta arritur atë. Sfida e radhës do të jetë për “jetë e vdekje” për Indiana-n.

LEXO EDHE:

Back to top button