Oklahoma Siti rikthehet te fitorja dhe ndal serinë e Bostonit

Është zhvilluar xhiro e radhës në elitën e basketbollit amerikan, ku vëmendja ka qenë në “TD Garden” të Bostonit. Boston Selticks është mposhtur para adhuruesve të vet nga Oklahoma Siti me gjashtë pikë diferencë 112:118.

Në fakt OKC ka ndërprerë serinë pozitive të Bostonit prej pesë fitoreve radhazi, derisa më meritori ishte kanadezi Shai-Gilgeous Aleksander. Kanadezi e mbylli ndeshjen me 34 pikë, pesë kërcime e shtatë asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe talenti Çet Holmgren që e mbylli ndeshjen me 23 pikë e 15 kërcime. Xhajson Tatum ishte më efikasi për vendasit me 33 pikë, tetë kërcime e tetë asistime, por që nuk mjaftuan për fitore.

 

Rezultatet:

Atlanta – Sharlot 123:110

Boston – Oklahoma Siti 112:118

Toronto – Filadelfia 118:105

Houston – Feniks 111:104

Memfis – Juta Xhaz 122:115

Majami – LA Klippers 104:119

San Antonio – Dallas 126:116

Denveri – Minesota 95:115

Portland – Nju Jork 113:114

LEXO EDHE:

Back to top button