Oklahoma Siti triumfon sërish në Los Anxhelos, mund ekipin e “Klipers”-ave

Në xhiron e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA, nuk kanë munguar befasitë, por edhe ndeshjet spektakolare.

Vëmendja më e madhe ka qenë në Kaliforni, ku Los Anxheles Klipers ishte nikoqir të Oklahoma Sitit, me mysafirët që morën fitore të ngushtë 101:103. Më meritori për fitoren e mysafirëve ishte ylli kanadez Shai Gilgeous-Aleksander që e mbylli ndeshjen me 26 pikë, tre kërcime e tetë asiste.

Paraqitje të mirë pati edhe bashkëkombësi i tij Endreju Uigins që e përfundoi sfidën me 19 pikë. Te vendasit më efikas ishte Kavhi Leonard me 25 pikë, por që në fund nuk mjaftuan për fitore.

 

Rezultatet:

Detroit – Nju Orlins 136:130

Juta Xhaz – Klivlendi 91:120

Atlanta – Filadelfia 132:119

Toronto – San Antonio 89:123

Portlandi – Bostoni 116:129

Hjustoni – Denveri 111:116

LA Klipers – Oklahoma Siti 101:103

LEXO EDHE:

Back to top button