Oligarkut rus i sekuestrohet superjahti 530 milionë eurosh në Itali
Një superjaht në pronësi ruse me vlerë më shumë se 530 milionë euro është sekuestruar nga policia italiane në portin e Triestes si pjesë e një goditjeje globale ndaj oligarkëve të pasur.
Jahti Sy A është në pronësi të miliarderit Andrey Melnichenko, 50 vjeç, i cili bëri një pasuri në prodhimin e plehrave dhe energjinë e qymyrit.
Është sekuestruar mbrëmjen e së premtes, raporton BBC.
E projektuar nga Philippe Starck dhe e ndërtuar nga Nobiskrug në Gjermani, anija është jahti më i madh me vela në botë me 143 metra lartësi.
Imazhet tregojnë makinat e policisë që i afrohen jahtit me tre shtylla dhe oficerët që hipin në të.