Olimpiakosi kërkon trajnerin e mirënjohur francez

Aventura e Karlos Korberan në stolin e Olympiakosit ka zgjatur pak më shumë se një muaj, pasi këtë fundjavë është marrë vendimi edhe për shkarkimin e tij, teksa fatale ka rezultuar humbja 2-1 ndaj Arisit të Selanikut.

Sipas mediave greke, drejtuesit e klubit nga Pireu kanë mbetur të pakënaqur me punën e teknikut dhe e kanë shkarkuar, teksa tashmë kanë nisur kontaktet me francezin e mirënjohur Loren Blank, i cili aktualisht është i pa punë.

Klubi me më shumë tituj në Greqi ka bërë një merkato ëndrrash, duke firmosur me dy ish-ët e Realit të Madridit, Marselo dhe Xhejms Rodrigez, por edhe sulmuesin Balambu nga Marseja dhe mesfushorin Samassekou nga Hofenhajmi.

LEXO EDHE:

Back to top button