Olimpik Lion refuzon ofertën e parë të Man. Sitit për Rajan Çerki

Olimpik Lion ka refuzuar ofertën e parë të Man. Sitit për Rajan Çerkin. Sipas gazetarit Sasha Tavolieri, oferta ishte rreth 23 milionë euro, por nuk u pranua nga klubi francez.

Çerki, është një produkt i Akademisë së Lionit dhe ka spikatur me paraqitjet e tij. Në sezonin 2024–25, ai kontribuoi me 12 gola dhe 20 asistime, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.

Man. Siti e ka identifikuar si një objektiv të rëndësishëm për merkaton e verës, me synimin për të shtuar thellësi në repartin ofensivë. Performancat e Çerkit e kanë bërë atë një prej lojtarëve më të kërkuar në Ligue 1. Megjithëse oferta fillestare u refuzua, Siti dhe Çerki raportohet se kanë arritur marrëveshje për kushtet personale me kontratën e mundshme që pritet të jetë pesë vjeçare.

Negociatat midis klubeve vazhdojnë, me tarifën e transferimit që pritet të jetë ndërmjet 30 dhe 40 milionë euro. Lioni është e gatshme të negociojë nëse oferta reflekton vlerën reale të lojtarit.

Pronari i Lionit, Xhon Tekstor, ka theksuar më parë se dëshiron ta mbajë Çerkin, duke refuzuar oferta edhe nga klube si Borusia Dortmund dhe Paris Sen Zhermen. Megjithatë, duke qenë se Çerki është në vitin e fundit të kontratës, Lioni mund të detyrohet të shesë për të mos rrezikuar largimin e tij si lojtar i lirë në verën e ardhshme.

LEXO EDHE:

Back to top button