Oliver Zhiru në pikëpyetje për derbin e Milanos

Olivier Zhiru u largua i dëmtuar nga sfida e Francës ndaj Irlandës, me sulmuesin francez që ndjeu shqetësime në kavilje dhe mbylli ndeshjen në minutën e 25-të. Një dëmtim që ka ngritur pikëpyetje, nëse ai do të jetë i gatshëm për derbin Inter-Milan më 16 shtator, ndërsa sulmuesi i “Djallit” ka folur nga Franca për mediet italiane duke treguar gjendjen e tij fizike.
“Në sfidën kundër Irlandës bëra një lëvizje te çuditshme në të njëjtën kavilje, në të cilën kisha marrë një goditje në Ligën e Kampionëve, në sezonin e shkuar kundër Napolit nga Kim. Për momentin kam një dobësi në atë kavilje, por të menaxhueshme.
Doja të vazhdoja, por kavilja me pengoi. Tani jam më mirë, nuk jam shumë i shqetësuar.
Derbi? Po, po, mendoj se do te jem,” tha mes tjerash Zhiru.