Olivie Zhiru gati në lot: “Jam i frustruar, jo robot!

Olivier Zhiru ka folur pas zëvëndësimit në takimin Napoli-Milan, që e tërboi, por edhe për barazimin 2-2, ku dy golat e tij nuk mjaftuan për 3 pikët.
“I frustruar sepse humbëm 2 pikë. E kishim lojën në dorë. Në pjesën e parë mund të kishim shënuar katër gola. Pjesën e dytë e dinim se ata do të ktheheshin në sulm dhe e biseduam.
Pas golit të tyre të parë nuk e dinim nëse duhet të mbroheshim apo sulmonin, kjo është e vërteta. Të vjen keq, e rithem, sepse duhet të jemi ambicioz, duhet t’i kërkojmë më shumë llogari vetës. Punojmë dhe stërvitemi për të zbritur në fushë dhe për të dhënë gjithçka.
Zemërimi pas zëvëndësimit?
Është normale, jam njeri, jo robot. Kam emocione, mendova se mund ta ndihmoja skuadrën. Trajneri ka bërë zgjedhjen e tij, kam respekt për të. Pas 5 minutash isha më i qetë. Nuk doja te lija fushen, doja të ndihmoja ekipin.
Vazhdoj të mendoj se jemi konkurrues si ekip, por duhet më shumë për të synuar titullin,” tha mes tjerash Zhiru