Olivie Zhiru: Nuk jam ende gati të heq fanellën e Francës

Olivie Zhiru është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në kombëtaren e Francës dhe padyshim këtë e ka arritur me përkushtim dhe me zemër.

Sulmuesi i Milanit ka 53 gola me kombëtaren, duke lënë kështu pas emrin e madh, legjendën Anri me 51 gola. Së fundmi, për “France 2”, Zhiru foli për marrëdhënien e tij të ngushtë me kombëtaren e “gjelave”.

“Nuk jam ende gati të heq fanellën e Francës, të cilën e mbaj në zemër. Për sa kohë që kam aftësinë fizike për ta bërë këtë, dua të vazhdoj. Në kampionatin e ardhshëm evropian ose më tej, derisa të jem në formë, nuk i vendos vetes kufij”, është shprehur Zhiru.

LEXO EDHE:

Back to top button