Ollgun Ajdin premton Shkupin evropian

Në takimin me gazetarët , pronari i FC Shkupit, Ollgun Ajdin, shpalosi planet dhe drejtimet e zhvillimit të skuadrës nga Çairi. Drejtuesi i FC Shkupit, beson se në sezonin e ri ekipi do të riorganizohet në shumë drejtime. Fillimisht do të ndryshohet faqja zyrtare, e cila do jetë në katër gjuhë: maqedonisht, shqip, turqisht dhe anglisht. Ajdin konfirmoi se në të ardhmen do të funksionojë fan shopi, ku do të jenë edhe veshjet e reja të skuadrës shkupjane, të cilat do të inkorporohen edhe përmes platformës së faqes zyrtare. Biznesmeni turk beson se në periudhë të shkurtër kohore do të realizohet edhe Akademia e Futbollit, për të cilën ka shpesa të mëdha se në të ardhmen do prodhojë futbollist për ekipin e parë. Ai me këtë rast theksoi se ka ëndërr që të kalojë pengesën e parë evropiane, pasi që deri më tani ka pasur arsye të ndryshme të cilët kanë parandaluar kalimin në raundin e dytë dhe është i mendimit se tani është koha për të bërë hapin e madh. Pronari FC Shkupit, potencoi se në të ardhmen do të ketë me shumë ndihmë në drejtimin e klubit, pasi që deri më tani s’ka pasur asnjë euro sponzorizim. Andaj shpreson se në të ardhmen kjo çështje do të ndryshojë dhe të gjithë do të kontribuojnë në ngritjen e nivelit të futbollit elitar.

LEXO EDHE:

Back to top button