Olmo: Stadiumi i stërmbushur në “San Siro” në motibvon edhe më shumë

Rritet pritshmëria për gjysmëfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Barcelonës, që do të luhet sonte në “San Siro”. Në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes, foli edhe Dani Olmo.
Çfarë do të nevojitet për sukses sonte?
Në ndeshjen e parë luajtëm si të barabartë. Kishte momente ku mund të mbroheshim më mirë. Kjo mund të ndodhë, por duhet të jemi të përgatitur. Synimi ynë është të fitojmë duke luajtur futboll të bukur.
Cili do të jetë efekti i stadiumit të stërmbushur “San Siro”?
Faktori fushë ndihmon ata që luajnë në shtëpi, por ne kemi luajtur në stadiume si ‘Vanda Metropolitano’ apo ‘Bernabeu’, në të cilat kemi fituar ose jemi kualifikuar. Të luajmë në një stadium të tillë na motivon shumë, do të donim të ishte çdo ndeshje kështu.
Si ju duket shpërthimi i Lamine Jamal?
E trajtojmë me normalitet. E dimë mirë çfarë lojtari është Lamine dhe sa i rëndësishëm është për ne. Këto janë ndeshje që i përgatisim si gjithmonë. Ai është i qetë dhe ka dëshirë të tregojë pse konsiderohet më i miri.
A prisni dyfishim markimi ndaj tij?
Kjo do të thotë që dikush tjetër do të jetë i lirë. Lamine ka treguar se mund të luajë një kundër një, por edhe ndaj dy ose tre kundërshtarëve. Nëse shkojnë tre tek ai, do të kemi dy lojtarë të lirë, aq më mirë për ne.