Omani do të furnizojë Japoninë 2,35 milionë tonë gaz natyror të lëngshëm në vit

Omani do të furnizojë Japoninë 2,35 milionë tonë gaz natyror të lëngshëm në vit

Kompanitë nga Omani dhe Japonia kanë nënshkruar marrëveshje për furnizim vjetor të 2,35 milionë tonë gaz natyror të lëngshëm (LNG) në Japoni, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia zyrtare e lajmeve e Omanit, ONA, raportoi për marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet kompanisë kombëtare të LNG-së të Omanit “Oman LNG” dhe kompanive japoneze “Jera”, “Itochu” dhe “Mitsui”.

Sipas marrëveshjes, Oman LNG do të furnizojë në vit 800 mijë tonë LNG për “Jera” dhe “Itochu” dhe 750 mijë tonë për “Mitsui” për pesë vite duke filluar nga viti 2025.

Omani prodhon 50-55 miliardë metra kub gaz natyror në vit dhe mesatarisht 1,1 milionë fuçi naftë bruto në ditë.

LEXO EDHE:

Back to top button