Onana dhe Brozoviçi, ngadalësojnë rikthimin e Lukaku-s tek Interi

“Onana dhe Brozovic ngadalësojnë rikthimin e Lukakut”, – shkruan “Tuttosport”. Mesfushori kroat po flirton me Barcelonën (që nuk mund t’i bëjë oferta Interit) dhe i kërkon Al-Nassr 30 milionë euro për 2 vite.
Me paratë e Brozoviçit, zikaltrit mund të nënshkruajnë me Frattesin e Sassuolos, ose të mendojnë t’i bëjnë ofertë më konkrete Çellsit për Lukakun, por për momentin si belgu ashtu edhe italiani janë në pritje. Asnjë lajm në frontin e Onanës.
Man. Junajtedi nuk po përshpejton, sepse De Gea është një çështje për t’u zgjidhur dhe për të bindur Interin, anglezët do të duhet të ofrojnë të paktën 50 milionë euro.