Onkologjia hedh poshtë akuzat e mickoskit

Onkologjia hedh poshtë akuzat e mickoskit

Klinika e Onkologjisë përgënjeshtron informacionet e kreut të opozitës Hristijan Mickoski të publikuara një ditë më parë.

Nga Klinika thonë se nuk bëhet fjalë për ndonjë zbulim apo skandal të ri por se pretendimet dhe dokumentet e publikuara janë pjesë e dokumentacionit që i është dorëzuar të gjitha organeve hetimore që nga fillimi i hetimeve.

“Lidhur me pretendimet konkrete, dëshirojmë t’i hedhim poshtë akuzat në tërësi. Klinika tërheq sasi të barnave nga furnitorët, kryesisht në baza mujore. Për shkak të nevojave të shtuara dhe pacientëve të rinj, shpesh ndodh që shumat e tërhequra të shpenzohen më shpejt se sa ishte planifikuar. Në këto raste, furnitorëve u duhet kohë për të ofruar sasi të reja. Kurse informacioni se Klinika ka bërë blerje të panevojshme të barnave në magazinë, është i pabazë dhe i gabuar. Edhe një herë apelojmë dhe kërkojmë që të ndalet politizimi i procesit gjyqësor dhe shpifja për Klinikën”, thuhet në reagimin e Onkologjisë.

LEXO EDHE:

Back to top button