OpenAI lanson GPT-4o mini: i fuqishëm, i përballueshëm dhe i aftë për të “menduar” për imazhet
OpenAI lanson GPT-4o mini: i fuqishëm, i përballueshëm dhe i aftë për të “menduar” për imazhet

OpenAI ka prezantuar dy modele të reja të inteligjencës artificiale, o3 dhe o4-mini, të cilat sjellin përmirësime të rëndësishme në kuptimin e gjuhës, arsyetimin, analizën e imazhit dhe efikasitetin.
Modeli o3 është aktualisht modeli më i avancuar i arsyetimit që ofron OpenAI. Ai është i aftë për gjenerimin e imazheve, kërkimin në internet dhe analizën e thellë vizuale, transmeton Telegrafi.
Nga ana tjetër, o4-mini është projektuar për shpejtësi dhe përballueshmëri, duke ruajtur performancë të lartë edhe në detyra komplekse, por me një çmim më të ulët.
GPT-4o mini, e cila është pjesë e kësaj gjenerate të re, shquhet veçanërisht me aftësinë për të përpunuar tekst dhe imazhe njëkohësisht.
Përdoruesit tani mund të bëjnë një pyetje në lidhje me një foto ose ilustrim dhe ChatGPT do të “mendojë” dhe do të ofrojë një opinion të detajuar, i cili është veçanërisht i dobishëm në arsim, dizajn, gazetari dhe fusha teknike.