Operacion i policisë “Masazha 2021”, arrestohen gjashtë persona në Kosovë

Policia e Kosovës, ka arrestuar gjashtë persona në kuadër të aksionit “Masazha 2021”. Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se janë inspektuar 53 lokale e 29 prej tyre janë mbyllur. Po ashtu është parë së shumë nga punëtorët e shteteve si Shqipëria, Tajlanda, Italia, Greqia, Rumania, Serbia dhe Kosova, kanë mungesë të lejes së qëndrimit dhe të punës në Kosovë.
Personat e dyshuar me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për dyzet e tetë orë.
Po ashtu janë dhënë gjoba nga inspektorët komunalë për mungesë të arkës fiskale si dhe mungesa e dokumenteve të punës.