Operacion ndërkombëtar antidrogë, 52 të arrestuar në Itali dhe Shqipëri

Operacion ndërkombëtar antidrogë, 52 të arrestuar në Itali dhe Shqipëri

Një operacion i madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës çoi në arrestimin e 52 personave midis Italisë dhe Shqipërisë. Bastisja u krye nga Drejtoria e Hetimit Antimafia e Barit dhe autoritetet shqiptare, me ndihmën e Interpolit, Zyrës së Ekspertëve të Sigurisë së Tiranës dhe policisë shqiptare, me koordinimin e Eurojust dhe Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm të Romës. U sekuestruan pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme me vlerë disa milion euro. Të arrestuarit akuzohen, në shkallë të ndryshme, për trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të narkotikëve, pastrim parash dhe shpërdorim të detyrës. Në Shqipëri operacioni është kryer në disa qytete si Tiranë, Durrës, Vlorë e Fier. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button