Operacioni rrufe i SPAK: Goditet kreu i SHISH dhe lidhjet e AKSHI-t, kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Policisë!

SPAK ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe pezullim nga detyra për kreun e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni. Për Hysenin dyshohet për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje sekreti shtetëror. Mësohet se aktualisht Hyseni ndodhet jashtë vendit, në Baku të Azerbajxhanit. Masa ndaj Vlora Hysenit është një zhvillim i rëndësishëm për shkak të funksionit që ajo mban në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit. Hyseni e drejton SHISH-in prej rreth tre vitesh. Ndërkohë Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndërmarrë operacion në kuadër të hetimit të dosjes së AKSHI-t, me kontrolle në ambiente private në pronësi të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Kontrollet dyshohet se synojnë gjetjen e provave që mund t’i shërbejnë hetimit. Hetimet e SPAK, që çuan në kontrollin e banesës për ish kreun e Policisë si edhe masën e sigurisë për drejtuesen e SHISH, janë shtrirë edhe në Durrës. Kontrolle janë kryer në zonën e Shkozetit, ndërsa janë ekzekutuar edhe dy masa sigurie. Është arrestuar shefi i Laboratorit Shkencor të Policisë dhe një pronar i një biznesi në Durrë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button