“Oponenca jonë politike në këto zgjedhje vëllezër dhe motra është oferta që kërkon 61 deputetë për të na përjashtuar”

"Oponenca jonë politike në këto zgjedhje vëllezër dhe motra është oferta që kërkon 61 deputetë për të na përjashtuar"

Kandidati për president nga radhët e “Frontit Europian”, Bujar Osmani, gjatë tubimit në fshatin Cërnilishtë të Dollnenit ka theksuar se në këto zgjedhje nuk e ka oponencë opozitën shqiptare, por VMRO-DPMNE-në, e cila kërkon 61 deputetë për t’i përjashtuar shqiptarët, shkruan Alsat.

“Oponenca jonë politike në këto zgjedhje vëllezër dhe motra është oferta që kërkon 61 deputetë për të na përjashtuar. Dy oferta janë në këto zgjedhje, harroni 7 kandidatë për president, nuk janë dhjetë parti politike, por janë dy oferta. Oferta e integrimit evropian brenda pesë viteve që e premton fronti evropian ose oferta e izolimit që e ofron VMRO-DPMNE”, tha Osmani./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button