Opozita shqiptare pret fitore që në raundin e parë në Dibër

Nuk dihet akoma nëse këshilli zgjedhor në vendvotimin 0543 në Dibër do të shkarkohet, do të zëvendësohet, do t’i nënshtrohet trajnimit shtesë ose masave të caktuara disiplinore. Dilema mbetet e hapur meqë nga KSHZ-ja nuk ka përgjigje, pasi Gjykata Administrative pranoi ankesën e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa për prishjen e votimit në këtë vendvotim në Dibër. Vendimi i Gjykatës nënkupton që në Dibër nuk do të ketë rreth të dytë më 31 tetor. Vendvotimi 0543 ka gjithsej 777 votues të regjistruar kurse dallimi mes votave të dy kandidatëve më të votuar në Dibër është 285 vota. Kandidati Bekim Pocesta në Dibër në rrethin e parë mori 3 998 vota, Hekuran Duka 3 713 vota kurse Petrit Klenja 37 vota.

Komuna e Dibrës

Vendvotimi 0543 – 777 votues në listën zgjedhore

285 vota dallimi mes dy kandidatëve në Dibër

3 998 vota – Bekim Pocesta

3 713 vota – Hekuran Duka

37 vota – Petrit Klenja

Opozita beson se rivotimi në këtë vendvotim do t’i mundësonte fitoren kandidatit të tyre në rrethin e parë zgjedhor.

Ankesa e tyre bazohej në disa arsye; procesverbali nuk ishte firmosur nga shumica e këshillit zgjedhor dhe nuk ishin evidentuar arsyet pse anëtarët nuk kanë firmosur, procesverbali nuk ishte firmosur as nga Komisioni Komunal Zgjedhor, procesi ishte drejtuar nga kryetar paraprakisht i shkarkuar. Anketuesi po ashtu beson se 172 votues janë lejuar të votojnë edhe pse të dhënat e tyre nuk janë përshtatur me të dhënat në terminalet për identifikimin e shenjave të gishtave.

Përgjegjësia e këshillit zgjedhor është akoma e paqartë. Nuk dihet nëse personat e njëjtë do ta zhvillojnë procesin në këtë vendvotim edhe më 31 tetor. Në rast se asnjëri nga kandidatët nuk i plotëson kushtet ligjore të zgjedhet as gjatë rivotimit në këtë vendvotim, Dibra do të shkojë në rreth të dytë dy javë më vonë, gjegjësisht më 14 nëntor.

 

LEXO EDHE:

Back to top button