Orban: Heroi ynë Mickoski i fitoi zgjedhjet edhe pse i gjithë Brukseli mbështeti kundërshtarin e tij
Orban: Heroi ynë Mickoski i fitoi zgjedhjet edhe pse i gjithë Brukseli mbështeti kundërshtarin e tij

Kryeministri hungarez Victor Orban, në hapjen e Konferencës së veprimit politik Konservator (CPAC) në Budapest, vlerësoi kryeministrin Hristijan Mickoski dhe lidershipin e tij në mbrojtjen e kufirit evropian nga imigrantët e paligjshëm.
“Heroi ynë maqedonas, Hristijan Mickoski, fitoi zgjedhjet edhe pse i gjithë Brukseli mbështeti kundërshtarin e tij. Ai është rojtari i një fortese që mbron kufirin jugor të Evropës nga imigrimi. Rroftë Maqedonia”, deklaroi Orban.
Para fjalimit të Orban, u transmetua një mesazh ekskluziv video nga Presidenti Donald Trump.