Oferta, Martial mund të largohet në muajin janar

Futbollisti Entoni Martial raportohet se shumë shpejtë mund të largohet nga Man. Junajtedi.  Martial prej kohësh është i lidhur me largimin nga “Old Trafford-i”. Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Martial qysh në janar mund të ikën nga Man. Junajted, në rast se vjen ndonjë ofertë joshëse.

“Nëse vjen oferta e duhur, Entoni Martial ka dyert e hapura nga ana e klubit për t’u larguar që në janar”, shkruan Romano.

Martial këtë sezon të garave nuk ka qenë pjesë e rregullt e skuadrës së Erik ten Hag. Ndryshe, lojtari ka kohë që është duke u monitoruar nga disa klube të njohura evropiane.

LEXO EDHE:

Back to top button