“Organizatorët e 27 prillit”, Janakievski kërkon test poligrafi për veten dhe për `Ninxhën`

Ish zyrtarët e lartë të VMRO DPMNE-së Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski të akuzuar si organizatorë të dhunës në Kuvend më 27 prill hodhën poshtë sot dëshminë e Aleksandar Vasilevskit i njohur si Ninxha, i cili i kishte përmendur si organizatorë. Janakievski kërkoi test me poligraf për të dhe për Ninxhën. Edhe Spiro Ristovski tha se nuk ka pasur kontakt me askënd ditën e 27 prillit, ndërsa në atë periudhë nuk ka pasur post partiak. Si organizatorë të dhunës në Kuvend akuzohen ish kryeparlamentari Trajko Veljanovski, ish ministrat Mile Janakievski, Spiro Ristovski dhe ish shefi i DSK-së Vlladimir Atanasovski. Mbrojtja e të akuzuarve “organizatorët e 27 prillit” paralajmëroi se në seancën e ardhshme do të prezantojë dëshmi materiale. Elenko Milanov tha se do të dëshmojë se çfarë funksioni kanë pasur në parti klientët e tij në periudhën e ngjarjeve të 27 prillit.

LEXO EDHE:

Back to top button