“Organizatorët e 27 prillit, pala mbrojtëse mirëpret vendimin për amnisti
“Organizatorët e 27 prillit, pala mbrojtëse mirëpret vendimin për amnisti

Gazetar: Mihajllo Donev
Pas vendimit për amnistimin e Janakiesit, Veljanoskit, Ristovskit dhe Atanasovskit, avokatët mbrojtës deklaruan se besojnë se organizatorët e vërtetë duhet të kërkohen në MPB-në e atëhershme dhe se procedura në këtë rast nuk është dashur të zgjasë kaq shumë.
“Sipas nesh dhe sipas dëshmive të paraqitura, vetëm mund të konstatohet se në atë kohë MPB-ja nuk ishte duke e kryer detyrën e saj dhe në atë kohë ajo Ministri ishte nën ndikimin dhe kontrollin e koalicionit LSDM-BDI”, tha Jordan Apostollski- avokat.
“Ky rast, në lidhje me pjesën e personave që përfaqësoja dhe mbrojtës i të cilëve jam, nuk ka mundur dhe nuk është dashur të niset, as aktakuza të aprovohet, as të hyjë në fuqi dhe të zgjasë gjithë këto vite”, u shpreh Elenko Millanov- avokat.
Kjo ishte hera e dytë që kjo çështje shqyrtohej në Gjykatën Penale pasi gjykata e shkallës së parë i dënoi katër të akuzuarit me burg nga 6 deri në 6.5 vjet në vitin 2021. Megjithatë, Gjykata e Apelit në prill të vitit 2023 e prishi vendimin dhe e ktheu lëndën në rigjykim. Më pas Gjykata Penale vendosi që për këta të akuzuar të mos zbatohet amnistia, por edhe këtë vendim Gjykata e Apelit e hodhi poshtë. /Alsat.mk