Organizatorët e festivalit në Venecia u desh të pengonin një takim mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt
Organizatorët e festivalit në Venecia u desh të pengonin një takim mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Yjet e Hollivudit, Brad Pitt dhe Angelina Jolie po përpiqen të shmangin një përplasje gjatë promovimit të filmave të tyre në Festivalin e Filmit të Venecias të këtij viti. Gjegjësisht, organizatorët janë kujdesur që ish-bashkëshortët të mos takohen, për të shmangur situatat e pakëndshme, transmeton “Page Six”.
“Angelina do të jetë e pranishme ditën e parë, të enjten, 29 gusht, dhe më pas do të udhëtojë në Festivalin e Filmit Telluride në Kolorado me regjisorin Pablo Lahren. Brad vjen në Venecia të shtunën. Nuk ka asnjë shans që rrugët e tyre të kryqëzohen”, tha drejtori artistik i festivalit, Alberto Barbera.

Jolie mbërriti pardje në Itali për të prezantuar filmin e saj “Marie”, i cili tregon jetën e këngëtares operistike Maria Callas. Pitt do të prezantojë në Venecia filmin “Wolves”, në të cilin luan me George Clooney.