Osimhen kalon CR7, Kvaratskhelia krah me krah me Mesin

“Napoli, Osimhen përtej CR7. Kvara vlen si Mesi dhe Nejmari”, raporton “Corriere dello Sport”. Rekorde pas rekordi për yjet e Napolit. Viktor Osimhen, me goditjen e tij me kokë, kërceu më lart se Kristiano Ronaldo, 2.58 m. Kujtojmë se CR7 kundër Sampdorias më 2019 u ndal te lartësia 2.56 m. Rekordi i takon mbrojtësit ugandas të Motheruellit, Bevis Mugabi. Në janar 2021, në kampionatin skocez ai shënoi me goditje me kokë duke arritur 2.62 metra lartësi.

Në mesin e lojtarëve të 5 ligave më të mira evropiane, Khvicha Kvaratskhelia është një nga vetëm 5 me dy shifra, si në gola, ashtu edhe në asiste, duke marrë parasysh të gjitha garat (10 dhe 14).

Ai ndan epërsinë me gjigantë si Mesi dhe Nejmar të PSG-së (si dhe me Kolo Muani, kundërshtarin e radhës të Napolit në Ligën e Kampionëve me Aintraht Frankfurt dhe Gnabrin e Bajern Munihut), por mes tyre është më i riu.

LEXO EDHE:

Back to top button