Osmani dërgon kurorë dhe telegram ngushëllimi për Haxhi Thaçin përmes këshilltarëve të saj
Osmani dërgon kurorë dhe telegram ngushëllimi për Haxhi Thaçin përmes këshilltarëve të saj

Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi sot i është dhënë lamtumira e fundit.
Para ceremonisë së varrimit, u organizua një mbledhje komemorative, ku u vlerësua lartë figura e Haxhi Thaçit dhe kontributit të tij për lirinë e vendit.
Aty u tha se Haxhi Thaçi mbolli farën e lirisë dhe la trashëgiminë historike të Kosovës.
Për homazhe dhe në ceremoninë e varrimit nuk u pa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila nuk ka mundur të marrë pjesë pasi që ndodhet për vizitë zyrtare në Berlin.
Mirëpo, Telegrafi ka mësuar se dy këshilltarët e Presidentes Osmani, Ismet Krasniqi e gjeneral Sefer Isufi që është këshilltar ushtarak kanë marrë pjesë në homazhe dhe në varrimin e babait të Thaçit.
Ata madje i kanë dërguar telegram në emër të presidentes dhe një kurorë me lula gjithashtu në emër të presidentes.
Haxhi Thaçi ndërroi jetë të dielën, katër ditë pasi kishte takuar djalin e tij Hashim Thaçi.