Osmani: Fronti Evropian është risia më e mirë që i ka ndodh shtetit

Osmani: Fronti Evropian është risia më e mirë që i ka ndodh shtetit

Kandidati për president i Frontit Evropian, Bujar Osmani gjatë hapjes së shtabit zgjedhor në Kumanovë kërkoi mbështetjen e qytetarëve duke potencuar se ideja e këtij fronti nuk është vetëm për këto zgjedhje, por edhe për ciklet tjera zgjedhore dhe projekte të tjera konkrete, shkruan Alsat.

Osmani tha se pas Marrëveshje së Ohrit, Fronti Evropian është risia më e mirë që i ka ndodh shtetit.

“Fronti Evropian është risia më e madhe e këtyre zgjedhjeve, rëndësinë e të cilit do ta kuptojmë në të ardhmen. Ky front sot vetëm nismën e ka. Është projekt afatgjatë që planifikojmë të funksionon  për zgjedhjet e lokale, për zgjedhjet e ardhshme parlamentare për shumë e shumë projekte e misione”, tha Bujar Osmani, kandidat për president./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button