Osmani në Ditën e Çlirimit: Populli i Kosovës i është mirënjohës miqve që lirinë e bënë realitet
Osmani në Ditën e Çlirimit: Populli i Kosovës i është mirënjohës miqve që lirinë e bënë realitet

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani 12 qershorin e ka quajtur ditë më të rëndësishme për kombin tonë.
Osmani theksoi se në këtë ditë u çlirua Kosova pas një lufte nga Serbia mbi një popull të pafajshëm ku edhe kreu gjenocid.
Ajo tha se që nga mëngjesi kanë nderuar të gjithë ata që kontribuuan që liria të bëhet realitet, duke filluar nga ish-presidenti Ibrahim Rugova, ish-veprimtari Adem Demaçi, familja Jashari e ushtarët e NATO-s.
“Sot shënojmë një prej ditëve më të rëndësishme për kombin tonë, një prej ditëve ditën kur shteti ynë u çlirua, pas një luftë që rezultoi me një gjenocid ndaj një populli të pafajshëm”.
“Në mëngjes ne nderuam vizionarët e shtetit tonë, nderuam ata që i vënë themelet e shtetit, këtu nderuam ata që i dhanë vulën shtetit tonë”.